Golfi bind gjithashtu në aspektin formal, deri tek detajet më të vogla: Pjesa ballore dallon për grilën atletike të radiatorit me emblemën e Volkswagen, mbas të cilës fshihet sensori i përparmë për sistemet e ndryshme opsionale të asistencës. Tek variantet e pajisjeve Comfortline dhe Highline, grila e radiatorit është zbukuruar me shirita finë të kromuar. Fenerët e hollë që zgjaten deri tek parafangoja dhe parakolpët e rrafshuar i japin një pamje veçanërisht të sheshtë dhe dinamike. Silueta e zhdërvjellët me trarët C karakteristikë, në kombinim me ndëraksin e gjatë dhe daljet nga rrota të shkurtra, rrezaton vrullin e denjë për një Golf. Në pjesën e pasme, konturet elegante e të fuqishme, difuzori dhe dritat e pasme konfidente me teknologjinë LED janë bindëse.
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie.
Faleminderit për mirëkuptimin.