Konektivitet i plotë.

Car-Net "App Connect"

Pajisja opsionale Car-Net App-Connect1)  bën që smartfoni juaj të lidhet lehtësisht me sistemin opsional të radios "Composition Media" ose, sipas kërkesës, me sistemet e disponueshëm të navigimit "Discover Media" dhe Discover Pro". Në këtë mënyrë, aplikacionet e përzgjedhura mund të komandohen nga celularin duke përdorur ekranin me prekje. Por avantazhi nuk është vetëm tek përdorimi i thjeshtë: Aplikacione të shumta mund të përpunojnë informacionin e dhënë nga automjeti për t'ju ofruar funksione të dobishme apo argëtuese shtesë.

Volkswagen ofron tri ndërfaqe për lidhjen e smartfonit me shumë mundësi: MirrorLink™, Android Auto™ nga Google dhe Apple CarPlay™. Në adresën www.volkswagen.de/mobiltelefon, mund të kontrolloni se cila nga këto teknologji përkon me smartfonin tuaj. Ju lutemi, vini re gjithashtu se disa aplikacione nuk ofrohen për secilën nga tri teknologjitë dhe disponueshmëria e këtyre teknologjive mund të ndryshojë nga shteti në shtet.

Vetëm në kombinim me sistemin e radios "Composition Media" dhe sistemet e navigimit "Discover Media" e "Discover Pro". Volkswagen Car-Net App-Connect përfshin teknologjitë MirrorLink™, funksionin Android Auto™ nga Google dhe funksionin CarPlay™ nga Apple. Disponueshmëria e këtyre teknologjive mund të ndryshojë në varësi të shtetit. Tashmë Car-Net App-Connect mund të funksionojë në shumë telefona celularë dhe Volkswagen bashkëpunon ngushtë me prodhuesit kryesorë të smartfonëve me qëllim avancimin e mëtejshëm të teknologjisë Car-Net App-Connect. Informacionet më të fundit në lidhje me përputhshmërinë e celularëve të rinj dhe atyre ekzistues mund t'i gjeni në adresën www.volkswagen.de/mobiltelefon.

Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie.

Faleminderit për mirëkuptimin.

Mbyllur
Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Menü schließen

Më i zhdërvjellët se pothuajse çdo automjet tjetër. Golf.

 

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team