Më i zhdërvjellët se pothuajse çdo automjet tjetër. Golf.
Golf është automjeti që ka mahnitur klasën e vet prej gjeneratash. Gjenerata më e re e Golf përcakton po ashtu një moment historik për gjeneratën e ardhshme.
Pajisjet & Dizajni.
Çdo Volkswagen karakterizohet nga pajisje të cilësisë së lartë dhe një gjuhë dizajni e qartë.
Opsionet e shumta të individualizimit ju japin gjithashtu shansin ta krijoni vetë Golfin tuaj. Do të mahniteni me zgjedhjet e shumta që keni.
Eksterieri Dinamizmi takon elegancën.
Një Golf në shikim të parë - dhe si në çdo gjeneratë, me një pamje spikatëse dhe konfidente. Nga fenerët e parakolpët e riprojektuar, tek grilat dinamike të radiatorit, e duke kaluar tek difuzori i pasmë e dritat e pasme ekspresive LED.
Interieri Përjetoni më shumë hapësirë për komfortin tuaj.
Hapësira përqafon komfortin, cilësinë, teknologjitë e reja. Golfi jua i ofron të gjitha këto. Me një qëllim të vetëm: Ta bërë çdo udhëtim sa më të qetë që të jetë e mundur.
Dritat Kjo do t’ju duket e logjikshme që në shikim të parë?
Dizajni i ndriçimit tek Golf është mbresëlënës dhe në disa variante atraktive. Pavarësisht ofertës që zgjidhni: Dritat kontribuojnë në shikueshmëri të mirë.
Rrotat Sipas jush, ngjan më bukur: Programi i rrotave Golf.
Varet nga opinioni juaj se me cilin kombinim gomash duket më mirë Golfi juaj. Në secilin rast, disqet e aliazhit theksojnë natyrën sportive të Golfit.
Karakteristikat e Golfit nga perspektiva të ndryshme.
Pajisjet R-Line opsionale.
Theksoni pamjen konfidente të Golfit tuaj. Me pajisjet R-Line i jepni eksterierit më tepër dinamizëm dhe interierit një prekje sportive.
Jepuni më tepër shprehi ambicieve tuaja sportive. Me paketën opsionale R-Line.
Një dizajn impresiv i gjithanshëm: Paketa R-Line përcakton thekse sportive me detaje të shumta pajisjesh jashtë dhe materiale të cilësisë së lartë brenda.
Ka një atlet në golfin tuaj: Paketa opsionale R-Line Exterieur. R-Line Exterieur
Paketa R-Line Exterieur me parakolp ekspresiv para, difuzor sportiv, prurëse ajri ngjyrë të zezë me shkëlqim dhe pedana pragu i jep Golfit një look të mrekullueshëm sportiv.
I përshtatur në mënyrë perfekte me stilin sportiv të ecjes: Paketa opsionale sportive R-Line.
Me paketën sportive R-Line, e pasuroni Golfin tuaj me karakteristika që e bëjnë përvojën tuaj të ecjes edhe më dinamike.
Info-argëtimi
Duhet të bëni telefonata gjatë ngarjes së makinës, keni nevojë për informacion të përditësuar për trafikun, dëshironi të arrini në destinacionin tuaj nëpërmjet navigimit apo thjesht dëshironi të dëgjoni muzikë - Golf-i ju ofron mundësi të ndryshme për ta përdorur teknologjinë moderne në mënyrë të përshtatshme dhe të pa komplikuar.
Karakteristikat e info-argëtimit
Radioja
Nëse dëshironi, mund të dëgjoni vetëm radio.
Ju pëlqen të dëgjoni muzikë teksa udhëtoni, por dëshironi të jeni të mirinformuar e nuk doni të sakrifikoni komfortin e klasit të parë? Atëherë do të mahniteni nga dy radiot e disponueshme.
Navigimi
Kështu do të argëtoheni mirë deri në destinacionin tuaj.
Dy sisteme opsionale të navigimit ofrojnë një mori funksionesh inovative dhe praktikisht nuk lënë gjë për të dëshiruar. Në këtë mënyrë do të shijoni argëtimin e klasit të parë dhe do të qëndroni mirë në rrugë.
Car-Net "Guide & Inform"
Qëndroni të informuar me lajmet më të fundit për trafikun.
Me Car-Net "Guide & Inform" mund të gjeni destinacionet emocionuese në zonën tuaj, parkingje apo pika karburanti pranë.
Car-Net "App Connect"
Konektivitet i plotë.
App-Connect - këto janë tri teknologji inovative të cilat sjellin aplikacionet e smartfonit në ekranin me prekje të sistemit të info-argëtimit: MirrorLink™, Android Audio™ për Google dhe Apple CarPlay™.
Telefonia
Ju lehtëson komunikimin.
Flisni në telefon. Por, ju lutemi, mbajini të dyja duart në timon. Golfi i ri ju ofron dy ndërfaqe telefonike të rehatshme, pas kërkesës suaj.
Sistemet e asistencës.
Sistemet inteligjente të asistencës së drejtuesit tek e-Golf-i juaj kontribuojnë për drejtim më të rehatshëm të automjetit dhe mund t'ju ndihmojnë të mirë menaxhoni situatat kritike apo t’i shmangni ato plotësisht. Madje, ndonëse do ta vini re rrallë këtë teknikë, është ndjesi e mirë ta dini se ekziston.
Sistemet e asistencës
Front Assist dhe ACC
Qëndroni të sigurt në rrugë të ngarkuara.
Me rregullatorin opsional automatik të distancës ACC do të jeni më të qetë në rrugë. Sistemi i monitorimit të ambientit "Front Assist", që përmban funksionin e frenimit emergjent City dhe pikasjen e këmbësorëve, është standard për serinë Comfortline.
Asistenti në trafik dhe Emergency Assist
Merr kontrollin e mjetit, kur është më e mira.
Asistenti opsional i trafikut ju ndihmon në trafikun nervozues ec-e-ndalo dhe mund t'ju ndihmojë në këtë mënyrë për të shmangur aksidentet tipike të trafikut. Sistemi opsional “Emergency Assist” mund të pikasë nëse drejtuesi nuk është i aftë për të drejtuar automjetin dhe merr përsipër kontrollin e pjesshëm të tij.
Park Assist
Parkimi mund të jetë shumë i thjeshtë.
Parkoni gjithmonë vetë? Asistenti opsional i parkimit "Park Assist" mund t'ju heqë stresin në timon dhe t'ju lehtësojë gjetjen e një vendparkimi. Sensorët me ultratinguj do të zbulojnë nëse Golfin tuaj e nxë vendi përkatës.
Sensori Blind Spot
Kështu Golfi juaj ju ndihmon gjatë ndryshimit të korsisë dhe gjatë daljes nga parkimi.
Sensori opsional "Blint Spot" me asistentin e parkimit ju paralajmëron për praninë e automjeteve në këndin e verbër kur jeni duke udhëtuar brenda kufijve të sistemit. Gjatë daljes mbrapsht nga parkimi, sensori monitoron zonat anash dhe prapa makinës tuaj.
Teknologjia.
Teknologjia moderne e motorit të Golf karakterizohet nga ekonomia, fuqia dhe performanca e tij. I duhuri nëse ju pëlqen të udhëtoni shumë dhe dëshironi të ruani konsumin brenda kufijve.
Thjesht fiken dhe kurseni karburant.
Kur nevojiten më pak fuqi, vështirë se do ta vini re që, motori funksionon vetëm me dy cilindra. Çaktivizimi i cilindrit e bën të mundur këtë. Kështu, mund të reduktoni ndjeshëm konsumin e karburantit.
Komfort.” Gjeni rehatin tuaj në Golf.
Pajisjet bazë të zgjeruara, funksionimi i thjeshtë dhe pajisjet ekstra të rehatshme kontribuojnë që ta shijoni çdo ditë me relaks të plotë.
Nëse për shpinën tuaj e keni për zemër.
Sediljet ergoActive
Konfigurimi në 14 profile i sediljes sportive opsionale ergoActive ju ofron një komfort uljeje të nivelit të lartë. Mund ta konfiguroni në mënyrë të rehatshme sediljen e shoferit në funksion të përmasës së trupit dhe të çlodhni shpinën tuaj. Sedilja inovative ka një funksion të integruar masazhi dhe mund të ngrohet.
Në këtë mënyrë, jo vetëm ju, por edhe toni i zërit është si duhet.
DYNAUDIO Excite
Muzikë në automjet që tingëllon më mirë se në sistemin Hi-Fi? Sistemi opsional i tingulli DYNAUDIO Excite është akorduar për akustikën e ambientit të automjetit dhe lëshon një tingull që nuk do ta prisnit - edhe nëse jeni mësuar me tinguj të nivelit të lartë.
Zgjidhni elegancën e përjetshme.
Dekoret e lëkurës.
Shijoni ndjesinë e pakrahasueshme të një ambienti ekskluziv në çdo udhëtim. Sipas kërkesës, mund të pajisni Golf-in tuaj me lëkurën më të mirë dhe ArtVelours, përfshirë ngrohjen e sediljeve dhe timonin e dobishëm multifunksional.
Shikoni pikërisht informacionin që dëshironi.
Active Info Display
Takometri i përket të djeshmes. Nëse dëshironi, ndërroni kroskotin klasik me tuba me një ekran me rezolucion të lartë. Instrumenti inovativ Active Info Display mund t'ju japë informacione që shkojnë përtej shpejtësisë dhe treguesit të karburantit.