vw golf r blau lapiz blue
vw golf r blau lapiz blue

Kur teknologjia nuk përparon, por funksionon.

Golf R

Kur teknologjia nuk përparon, por funksionon.

Golf R është më i fuqishëm se kurrë dhe tregon se sa shpejt po përparon teknologjia: Me fuqi 221 kW (300 kf) dhe moment force 400 Nm me kutinë duale të shpejtësisë DSG, kombinon pasionin e mirëfilltë të motorsportit me detaje të pajisjeve sportive e performancës bindëse.

Performancë.

Nga pista e garës direkt në rrugë: Falë transmisionit permanent me të gjitha rrotat aktive 4MOTION si dhe motorin e fuqishëm TSI me teknologjinë Turbocharger dhe injektim direkt, do të përjetoni një përvojë ngarjeje mahnitëse. Me kutinë duale të shpejtësisë DSG, me 7 marshe, Golf R përshpejton me efikasitet dhe pa humbje të fuqisë tërheqëse.

Motori

I zhvilluar si për motorsport. Golf R.

Me një fuqi 221 kW (300 kf), një moment force më të madh dhe vlera të jashtëzakonshme të përshpejtimit, Golf R e shpalos me vetëbesim fuqinë e tij në rrugë.

VW Golf R TSI Motor me teknologjinë Turbocharger
4MOTION

Mos e humbni tërheqjen.

Dëshironi të bëni progres në terren të lagësht dhe me gunga me tërheqje të mirë? Në sajë të sistemit standard me të gjitha rrotat aktive 4MOTION, kjo është e mundur pothuajse kudo.

vw volkswagen blind spot sensor
Sistemi i amortizimit adaptiv DCC

Amortizimi juaj, siç e dëshironi.

I qetë apo i shpejtë - falë opsioneve të rregullatorit adaptiv të amortizimit DCC opsional, mund të konfiguroni amortizimin sipas stilit tuaj individual të ecjes dhe sipërfaqes së rrugës.

vw volkswagen golf r innenansicht
Sport HMI

Mbani një sy tek vlerat e performancës.

Sa fuqi çliron ky motor? Çfarë presioni shtytjeje ka? Tashmë, mund të mbani gjithmonë një sy tek teknologjia. Sport Human Machine Interface (HMI) ju informon për performancën e Golf R-së tuaj.

VW Golf R Sport Human Machine Interface (HMI)
Launch Control

I optimizuar për pista garash të shkurtra dhe të gjata.

Rruga është shtëpia e tij: Këtu Golf R bëhet plotësisht elementi i vet. Sidoqoftë, ndihet më mirë në pistën e garave.

VW Golf R Launch Control Display
Marmitë titani R-Performance

Jo vetëm duket i fortë, por edhe dëgjohet i tillë.

Marmita opsionale prej titani e R-Performance është zhvilluar në bashkëpunim me Akrapovic.

vw volkswagen blind spot sensor
Paketa Performancë

Më konciz, më i pakompromis, më i vendosur.

Rruga është shtëpia e tij: Këtu Golf R bëhet plotësisht elementi i vet. Sidoqoftë, ndihet më mirë në pistën e garave.

vw volkswagen blind spot sensor

Dizajni.

Golf R-ja juaj karakterizohet nga një pajisje e cilësisë së lartë me pamje motorsport dhe gjuhë të qartë dizajni me karakteristika specifike R. Gjithashtu, mund të zgjidhni mes versioneve të ndryshme për detaje të shumta.

Linja ideale. Edhe në dizajn.

vw golf r blau lapiz blue front oben

Një Golf R nga fillimi në fund: Fenerët që ofrojnë drita dinamike në kthesa dhe parakolpët sportivë i japin automjetit një karakter spikatës dhe të fuqishëm.

Më shumë

Performancë që mund ta prekni.

VW Golf R Interieri dhe kabina

Dizajni i brendshëm kombinohet lirshëm me pjesën e jashtme dhe jep një feeling motorsport të përsosur. Sediljet top-sport, detajet tërheqëse prej lëkure dhe një logo R që bie në sy plotësojnë pamjen sportive.

Më shumë

Çdo revolucion është plot dinamizëm.

VW Golf R Rrotat e aliazhit dhe disqet

Disqet e aliazhit të Golf R do t'ju kënaqin me pamjen e tyre dinamike, në ndalesë dhe në lëvizje. Ato nxjerrin në pah sportivitetin e automjetit.

Më shumë

Galeria e fotove - Golf R - Golf - Modelet - Austri

Variante pajisjesh

vw volkswagen golf r blau seite
vw golf r blau lapiz blue front oben
vw volkswagen golf r innenansicht
vw golf r interieur cockpit sportsitze
vw golf r blau
vw volkswagen golf r blau seite
vw golf r blau lapiz blue front oben
vw volkswagen golf r innenansicht
vw golf r interieur cockpit sportsitze
vw golf r blau
vw volkswagen golf r blau seite
vw golf r blau lapiz blue front oben
vw volkswagen golf r innenansicht
vw golf r interieur cockpit sportsitze
vw golf r blau
VW Golf R Detail Cockpit
Marmitë titani R-Performance

Marmitë titani R-Performance

Marmita opsionale prej titani e R-Performance jo vetëm që duket e bukur, por ka edhe zhurmë të tillë. Falë aliazhit të titanit, marmita e zhvilluar në bashkëpunim me Akrapovič është rezistente ndaj temperaturave të larta dhe mahnit me zhurmën e saj unike sportive. Reduktimi i peshës me 7 kg në krahasim me pajisjet standarde të serisë, bën që çdo zemër motorsport të rrahë më fort.

vw volkswagen blind spot sensor

Shënim ligjor nga Volkswagen

Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie.