Kur teknologjia nuk përparon, por funksionon.
Golf R është më i fuqishëm se kurrë dhe tregon se sa shpejt po përparon teknologjia: Me fuqi 221 kW (300 kf) dhe moment force 400 Nm me kutinë duale të shpejtësisë DSG, kombinon pasionin e mirëfilltë të motorsportit me detaje të pajisjeve sportive e performancës bindëse.
Performancë.
Nga pista e garës direkt në rrugë: Falë transmisionit permanent me të gjitha rrotat aktive 4MOTION si dhe motorin e fuqishëm TSI me teknologjinë Turbocharger dhe injektim direkt, do të përjetoni një përvojë ngarjeje mahnitëse. Me kutinë duale të shpejtësisë DSG, me 7 marshe, Golf R përshpejton me efikasitet dhe pa humbje të fuqisë tërheqëse.
I zhvilluar si për motorsport. Golf R.
Me një fuqi 221 kW (300 kf), një moment force më të madh dhe vlera të jashtëzakonshme të përshpejtimit, Golf R e shpalos me vetëbesim fuqinë e tij në rrugë.
Mos e humbni tërheqjen.
Dëshironi të bëni progres në terren të lagësht dhe me gunga me tërheqje të mirë? Në sajë të sistemit standard me të gjitha rrotat aktive 4MOTION, kjo është e mundur pothuajse kudo.
Amortizimi juaj, siç e dëshironi.
I qetë apo i shpejtë - falë opsioneve të rregullatorit adaptiv të amortizimit DCC opsional, mund të konfiguroni amortizimin sipas stilit tuaj individual të ecjes dhe sipërfaqes së rrugës.
Mbani një sy tek vlerat e performancës.
Sa fuqi çliron ky motor? Çfarë presioni shtytjeje ka? Tashmë, mund të mbani gjithmonë një sy tek teknologjia. Sport Human Machine Interface (HMI) ju informon për performancën e Golf R-së tuaj.
I optimizuar për pista garash të shkurtra dhe të gjata.
Rruga është shtëpia e tij: Këtu Golf R bëhet plotësisht elementi i vet. Sidoqoftë, ndihet më mirë në pistën e garave.
Jo vetëm duket i fortë, por edhe dëgjohet i tillë.
Marmita opsionale prej titani e R-Performance është zhvilluar në bashkëpunim me Akrapovic.
Më konciz, më i pakompromis, më i vendosur.
Rruga është shtëpia e tij: Këtu Golf R bëhet plotësisht elementi i vet. Sidoqoftë, ndihet më mirë në pistën e garave.
Dizajni.
Golf R-ja juaj karakterizohet nga një pajisje e cilësisë së lartë me pamje motorsport dhe gjuhë të qartë dizajni me karakteristika specifike R. Gjithashtu, mund të zgjidhni mes versioneve të ndryshme për detaje të shumta.
Linja ideale. Edhe në dizajn.
Një Golf R nga fillimi në fund: Fenerët që ofrojnë drita dinamike në kthesa dhe parakolpët sportivë i japin automjetit një karakter spikatës dhe të fuqishëm.
Performancë që mund ta prekni.
Dizajni i brendshëm kombinohet lirshëm me pjesën e jashtme dhe jep një feeling motorsport të përsosur. Sediljet top-sport, detajet tërheqëse prej lëkure dhe një logo R që bie në sy plotësojnë pamjen sportive.
Çdo revolucion është plot dinamizëm.
Disqet e aliazhit të Golf R do t'ju kënaqin me pamjen e tyre dinamike, në ndalesë dhe në lëvizje. Ato nxjerrin në pah sportivitetin e automjetit.