vw golf r blau lapiz blue
vw golf r blau lapiz blue

Kur teknologjia nuk përparon, por funksionon.

Golf R

Kur teknologjia nuk përparon, por funksionon.

Golf R është më i fuqishëm se kurrë dhe tregon se sa shpejt po përparon teknologjia: Me fuqi 221 kW (300 kf) dhe moment force 400 Nm me kutinë duale të shpejtësisë DSG, kombinon pasionin e mirëfilltë të motorsportit me detaje të pajisjeve sportive e performancës bindëse.

Performancë.

Nga pista e garës direkt në rrugë: Falë transmisionit permanent me të gjitha rrotat aktive 4MOTION si dhe motorin e fuqishëm TSI me teknologjinë Turbocharger dhe injektim direkt, do të përjetoni një përvojë ngarjeje mahnitëse. Me kutinë duale të shpejtësisë DSG, me 7 marshe, Golf R përshpejton me efikasitet dhe pa humbje të fuqisë tërheqëse.

Motori

I zhvilluar si për motorsport. Golf R.

Me një fuqi 221 kW (300 kf), një moment force më të madh dhe vlera të jashtëzakonshme të përshpejtimit, Golf R e shpalos me vetëbesim fuqinë e tij në rrugë.

VW Golf R TSI Motor me teknologjinë Turbocharger
4MOTION

Mos e humbni tërheqjen.

Dëshironi të bëni progres në terren të lagësht dhe me gunga me tërheqje të mirë? Në sajë të sistemit standard me të gjitha rrotat aktive 4MOTION, kjo është e mundur pothuajse kudo.

vw volkswagen blind spot sensor
Sistemi i amortizimit adaptiv DCC

Amortizimi juaj, siç e dëshironi.

I qetë apo i shpejtë - falë opsioneve të rregullatorit adaptiv të amortizimit DCC opsional, mund të konfiguroni amortizimin sipas stilit tuaj individual të ecjes dhe sipërfaqes së rrugës.

vw volkswagen golf r innenansicht
Sport HMI

Mbani një sy tek vlerat e performancës.

Sa fuqi çliron ky motor? Çfarë presioni shtytjeje ka? Tashmë, mund të mbani gjithmonë një sy tek teknologjia. Sport Human Machine Interface (HMI) ju informon për performancën e Golf R-së tuaj.

VW Golf R Sport Human Machine Interface (HMI)
Launch Control

I optimizuar për pista garash të shkurtra dhe të gjata.

Rruga është shtëpia e tij: Këtu Golf R bëhet plotësisht elementi i vet. Sidoqoftë, ndihet më mirë në pistën e garave.

VW Golf R Launch Control Display
Marmitë titani R-Performance

Jo vetëm duket i fortë, por edhe dëgjohet i tillë.

Marmita opsionale prej titani e R-Performance është zhvilluar në bashkëpunim me Akrapovic.

vw volkswagen blind spot sensor
Paketa Performancë

Më konciz, më i pakompromis, më i vendosur.

Rruga është shtëpia e tij: Këtu Golf R bëhet plotësisht elementi i vet. Sidoqoftë, ndihet më mirë në pistën e garave.

vw volkswagen blind spot sensor

Dizajni.

Golf R-ja juaj karakterizohet nga një pajisje e cilësisë së lartë me pamje motorsport dhe gjuhë të qartë dizajni me karakteristika specifike R. Gjithashtu, mund të zgjidhni mes versioneve të ndryshme për detaje të shumta.

Linja ideale. Edhe në dizajn.

vw golf r blau lapiz blue front oben

Një Golf R nga fillimi në fund: Fenerët që ofrojnë drita dinamike në kthesa dhe parakolpët sportivë i japin automjetit një karakter spikatës dhe të fuqishëm.

Më shumë

Performancë që mund ta prekni.

VW Golf R Interieri dhe kabina

Dizajni i brendshëm kombinohet lirshëm me pjesën e jashtme dhe jep një feeling motorsport të përsosur. Sediljet top-sport, detajet tërheqëse prej lëkure dhe një logo R që bie në sy plotësojnë pamjen sportive.

Më shumë

Çdo revolucion është plot dinamizëm.

VW Golf R Rrotat e aliazhit dhe disqet

Disqet e aliazhit të Golf R do t'ju kënaqin me pamjen e tyre dinamike, në ndalesë dhe në lëvizje. Ato nxjerrin në pah sportivitetin e automjetit.

Më shumë

Galeria e fotove - Golf R - Golf - Modelet - Austri

Variante pajisjesh

vw volkswagen golf r blau seite
vw golf r blau lapiz blue front oben
vw volkswagen golf r innenansicht
vw golf r interieur cockpit sportsitze
vw golf r blau
vw volkswagen golf r blau seite
vw golf r blau lapiz blue front oben
vw volkswagen golf r innenansicht
vw golf r interieur cockpit sportsitze
vw golf r blau
vw volkswagen golf r blau seite
vw golf r blau lapiz blue front oben
vw volkswagen golf r innenansicht
vw golf r interieur cockpit sportsitze
vw golf r blau
VW Golf R Detail Cockpit
Car-Net Guide & Inform

VW Golf R:

Car-Net Guide & Inform

Paketa e shërbimeve Car-Net Guide & Inform¹ është në dispozicion bashkë me sistemet e info-argëtimit Discover Media dhe Discover Pro, sipas kërkesës suaj. Në këtë mënyrë mund të përdorni të dhënat aktuale nga faqja e internetit dhe të zbuloni në kohë reale, për shembull, nëse po formohet trafik diku ose në cilin parking automjetesh ka vendparkime të lira. Me kërkimin special të destinacionit, mund të zbuloni destinacione të rëndësishme, si hotele, restorante apo pika karburanti.

Me shërbimin Guide & Inform Plus¹, të cilin mund ta përdorni pa pagesë për një vit bashkë me sistemin e navigimit Discover Pro, orientimi juaj do të bëhet edhe më i lehtë. Mes të tjerash, ju jep qasje në imazhe satelitore dhe imazhe të detajuara të Google Earth®, si dhe imazhe panoramike 360° nga Google Street View® (të pa disponueshme në Austri).

Më shumë info për Car-Net

  1. Përdorimi i shërbimeve online Car-Net Guide & Inform është i mundur vetëm me pajisjet opsionale "Discover Media" dhe "Discover Pro". Gjithashtu u nevojitet një pajisje celulare (p.sh. një smartfon), që ka aftësinë për të funksionuar si WLAN-hotspot. Si alternativë me ndërfaqen opsionale të telefonit celular "Premium" mund të përdoret një celular me Remote SIM Access Profile (rSAP) ose një kartë SIM me opsionin e telefonisë dhe të dhënave. Shërbimet Car-Net Guide & Inform janë të disponueshme vetëm me një kontratë ekzistuese ose të veçantë mes jush dhe ofruesin tuaj të telefonisë celulare, dhe vetëm në mbulimin e rrjetit përkatës celular. Nëpërmjet marrjes së paketave të të dhënave nga interneti, në varësi të tarifimit celular dhe sidomos jashtë shtetit, ekzistojnë kosto shtesë (p.sh. tarifat roaming). Për shkak të volumit të madh të të dhënave në kuadër të përdorimit të Car-Net Guide & Inform rekomandohet një marrëveshje me një normë fikse me ofruesin tuaj të kompanisë celulare! Për përdorimin e Car-Net Guide & Inform është e nevojshme një marrëveshje e veçantë që duhet të lidhet me Volkswagen AG. Pas dorëzimit të automjetit, konsumatori ka 90 ditë kohë për të regjistruar automjetin në faqen www.volkswagen.com/car-net. Disponueshmëria e shërbimeve Car-Net Guide & Inform mund të ndryshojnë në varësi të shtetit. Këto shërbime ofrohen për çdo periudhë të caktuar me kontratë dhe mund t'u nënshtrohen ndryshimeve thelbësore. Për më shumë informacion mbi Car-Net Guide & Inform, vizitoni faqen www.volkswagen.com/car-net dhe informohuni tek partneri juaj Volkswagen, në lidhje me kushtet e tarifave celulare, informohuni tek ofruesi juaj i shërbimit celular.
vw volkswagen car net
  1. Përdorimi i shërbimeve online celulare Car-Net Guide & Inform është i mundur vetëm me pajisjet opsionale "Discover Media" dhe "Discover Pro". Gjithashtu ju nevojitet një pajisje celulare (p.sh. një smartfon), që ka aftësinë për të funksionuar si WLAN-hotspot. Si alternativë me ndërfaqen opsionale të telefonit celular "Premium" mund të përdoret një celular me Remote SIM Access Profile (rSAP) ose një kartë SIM me opsionin e telefonisë dhe të dhënave. Shërbimet Car-Net Guide & Inform janë të disponueshme vetëm me një kontratë ekzistuese ose të veçantë mes jush dhe ofruesin tuaj të telefonisë celulare, dhe vetëm në mbulimin e rrjetit përkatës celular. Nëpërmjet marrjes së paketave të të dhënave nga interneti, në varësi të tarifimit celular dhe sidomos jashtë shtetit, ekzistojnë kosto shtesë (p.sh. tarifat roaming). Për shkak të volumit të madh të të dhënave në kuadër të përdorimit të Car-Net "Guide & Inform" është e rekomanduar një marrëveshje me normë fikse me ofruesin tuaj të kompanisë celulare! Për përdorimin e Car-Net Guide & Inform është e nevojshme lidhet një marrëveshje e veçantë me Volkswagen AG. Pas dorëzimit të automjetit, konsumatori ka 90 ditë kohë për të regjistruar automjetin në www.volkswagen.com/car-net. Disponueshmëria e shërbimeve Car-Net Guide & Inform mund të ndryshojnë në varësi të shtetit. Këto shërbime ofrohen për çdo periudhë të caktuar me kontratë dhe mund t'u nënshtrohen ndryshimeve thelbësore. Për më shumë informacion mbi Car-Net Guide & Inform, vizitoni faqen www.volkswagen.com/car-net dhe informohuni tek partneri juaj Volkswagen, në lidhje me kushtet e tarifave celulare informohuni tek ofruesi juaj i shërbimit celular.

Shënim ligjor nga Volkswagen

Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie.