Kuaj fuqi që ju ngjethin mishin. Golf GTI "Performance".

Rebeli rikthehet në rrugë dhe sjell plot vëmendje - si dhe shumë kënaqësi ngarjeje e emocione për drejtuesin.

*Pajisjet & Dizajni *

Çdo Volkswagen karakterizohet nga një pajisje e cilësisë së lartë dhe një gjuhë dizajni e qartë. Opsione të shumta konfigurimi ju ofrojnë mundësi shtesë për ta bërë personal Golf GTI "Performance". Do të mahniteni me zgjedhjet e shumta që keni.

Eksterieri

Përjetoni pamjen e një legjende.

Edhe në gjeneratën e fundit, Golf GTI identifikohet në çast si i tillë. Dhe do të shihni që modestia nuk është karakteristikë e tij. Përkundrazi, në këtë rast, tregon haptas se për çfarë është prodhuar.

vw volkswagen golf gti rot hinten
Interieri

Zbuloni ambientin fisnik të sportit të garave­.

Sportiv, legjendar dhe i përkushtuar ndaj traditës: Pjesa e brendshme e Golf GTI "Performance" impresionon nga kabina e shoferit e sediljet sportive me katrorë deri tek kllapat e pedaleve prej inoksi me karakteristika të një cilësie të lartë dhe të mrekullueshme tipike për GTI.

Mann sitzt in Caddy Kobmi und fährt.
Dritat

Kjo do t’ju duket e logjikshme që në shikim të parë.

Dizajni i ndriçimit tek Golf GTI "Performance" është mbresëlënës. Fenerët LED me dekor të kuq përgjatë linjës së mrekullueshme të dritave të ditës dhe dritat e pasme LED me drita dinamike pulsuese kontribuojnë për shikueshmëri të mirë dhe një pamje sportive.

vw volkswagen golf gti rot frontansicht
Rrotat

Ju garantojnë shikime xhelozie.

Asgjë nuk e karakterizon dizajnin anësor të një automjeti sportiv më shumë se rrotat. Disqet dinamikë prej aliazhi, që vijnë si pajisje standarde dhe opsionale, theksojnë në mënyrë mbresëlënëse natyrën sportive të Golf GTI "Performance" dhe ofrojnë një pamje të qartë tek kllapat e kuqe të frenave.

vw volkswagen golf gti rad felge

Variante pajisjesh

vw volkswagen golf gti rot
vw volkswagen golf gti rot seitenansicht
Mann sitzt in Caddy Kobmi und fährt.
vw volkswagen golf gti rot frontansicht
vw volkswagen golf gti
vw volkswagen golf gti rot
vw volkswagen golf gti rot seitenansicht
Mann sitzt in Caddy Kobmi und fährt.
vw volkswagen golf gti rot frontansicht
vw volkswagen golf gti
vw volkswagen golf gti rot
vw volkswagen golf gti rot seitenansicht
Mann sitzt in Caddy Kobmi und fährt.
vw volkswagen golf gti rot frontansicht
vw volkswagen golf gti
vw volkswagen golf gti innenansicht
vw volkswagen golf gti sitze
vw volkswagen golf gti rot hinten
vw volkswagen golf gti innenansicht
vw volkswagen golf gti sitze
vw volkswagen golf gti rot hinten
vw volkswagen golf gti innenansicht
vw volkswagen golf gti sitze
vw volkswagen golf gti rot hinten
Mann sitzt in Caddy Kobmi und fährt.

Teknologjia.

Me fuqinë dhe sportivitetin e tij, Golf GTI "Performance" simbolizon kënaqësinë e pastër të ngarjes. Amortizimi sportiv i fortë siguron më shumë komfort, tërheqje optimale dhe kontroll më të mirë drejtimi.

Përfitoni edhe më shumë performancë me kontroll të plotë.

vw volkswagen golf gti rot frontansicht

Golf GTI "Performance" ju ofron fuqi dhe sportivitet shtesë me performancë marramendëse dhe më shumë kënaqësi ngarjeje.

Më shumë

Për t’i bërë kthesat edhe më zbavitëse.

VW Golf GTI Sistemi i drejtimit progresiv dhe timoni multifunksional

Në GTI Performance, bllokimi standard elektronik i diferencialit dhe sistemi standard i drejtimit progresiv sigurojnë kënaqësi të shtuar ngarjeje në rrugët me kthesa. Për një ngarje më dinamike, tërheqje më të mirë, kontroll më direkt të drejtimit.

Më shumë

vw volkswagen golf gti rot seitenansicht

Për të përjetuar një kënaqësi të pastër drejtimi, karroceria e Golf GTI "Performance" u ul me 15 milimetra dhe u instaluar një suspension sportiv me akordim të fortë të sustave, amortizatorëve dhe stabilizatorëve.

Më shumë

Komforti.

Gjeni rehatin tuaj në Golf GTI "Performance". Pajisjet bazë të zgjeruara, funksionimi i thjeshtë dhe pajisjet ekstra të rehatshme kontribuojnë që ta shijoni çdo ditë me relaks të plotë.

vw volkswagen golf gti sitze

Golf GTI "Performancë" ka sedilje sportive me faktor kult të integruar.

Nëse u kushtoni rëndësi detajeve të veçanta, do të keni një përvojë "Aha" sapo të hipni në Golf GTI "Performance". Sepse kur mendon për Golf GTI, menjëherë të vjen në mendje pëlhura legjendare me katrorë. Edhe gjenerata aktuale e GTI e vazhdon këtë traditë.

Më shumë

vw volkswagen golf dynaudio

Në këtë mënyrë, jo vetëm ju, por edhe toni i zërit është si duhet.

DYNAUDIO Excite

Muzikë në automjet që tingëllon më mirë se në sistemin Hi-Fi? Sistemi opsional i tingulli DYNAUDIO Excite është akorduar për akustikën e ambientit të automjetit dhe lëshon një tingull që nuk do ta prisnit - edhe nëse jeni mësuar me tinguj të nivelit të lartë.

Më shumë

VW Golf GTI Interier Detaj Tapiceri lëkure "Vienna"

Pajisjet prej lëkure­"Vjena"

Ktheni hapësirën e brendshme në Lounge.

Krijoni zonën tuaj të komfortit: Cilësi e lartë dhe e butë, tapiceria opsionale prej lëkure "Vienna" ofron sedilje të rehatshme për shoferin dhe pasagjerin para duke siguruar një ambient të klasit të lartë.

Më shumë

VW Golf GTI Cockpit Active Info Display

Shikoni pikërisht informacionin që dëshironi.

Active Info Display

Takometri i përket të djeshmes. Nëse dëshironi, ndërroni kroskotin klasik me tuba me një ekran me rezolucion të lartë. Instrumenti inovativ Active Info Display mund t'ju japë informacione që shkojnë përtej shpejtësisë dhe treguesit të karburantit.

Sensori Blind Spot

Kështu Golf GTI "Performance" ju ndihmon gjatë ndryshimit të korsisë dhe gjatë daljes nga parkimi.

Nëse ju afrohet një automjet nga mbrapa e nuk është i dukshëm në pasqyrën anësore dhe në pasqyrën e kabinës, atëherë ai ndodhet në këndin e quajtur të verbër. Përpara ndryshimit të korsisë, pasqyra e kabinës dhe sensori opsional "Blind Spot" ju ndihmojnë. Mund t'ju paralajmërojnë kur ecni me shpejtësi 15 km/h¹, duke aktivizuar një dritë LED në pasqyrat e jashtme të Golf GTI-/"Performance" tuaj. Nëse përdorni ende sinjalin e kthesës, drita do të fillojë të pulsojë më fort e më shpejt, dhe do t'ju paralajmërojë për automjetin në këndin e verbër.

Në kombinim me asistentin e ruajtjes së korsisë "Lane Assist", sensori "Blind Spot" mund të paralajmërojë, brenda kufijve të tij, edhe me një ndërhyrje korrigjuese në timon përpara ndryshimit të korsisë.

Nga ana tjetër, asistenti i parkimit ndihmon, brenda kufijve të sistemit, për daljen nga parkimi. Trafiku prapa automjetit monitorohet nga sensorët në prapakolp. Nëse një automjet tjetër, një çiklist apo një këmbësor ju afrohet, do të paralajmëroheni nëpërmjet një sinjali akustik dhe një grafik në sistemin e info-argëtimit. Nëse nuk reagoni në kohë, sistemi mund të zbusë pasojat e mundshme të një përplasjeje me anë të ndërhyrjes tek frenat ose, në rastin optimal, mund ta parandalojë atë.

vw volkswagen golf gti rot blind spot sensor

Shënim ligjor nga Volkswagen

Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie.