Kuaj fuqi që ju ngjethin mishin. Golf GTI "Performance".
Rebeli rikthehet në rrugë dhe sjell plot vëmendje - si dhe shumë kënaqësi ngarjeje e emocione për drejtuesin.
*Pajisjet & Dizajni *
Çdo Volkswagen karakterizohet nga një pajisje e cilësisë së lartë dhe një gjuhë dizajni e qartë. Opsione të shumta konfigurimi ju ofrojnë mundësi shtesë për ta bërë personal Golf GTI "Performance". Do të mahniteni me zgjedhjet e shumta që keni.
Përjetoni pamjen e një legjende.
Edhe në gjeneratën e fundit, Golf GTI identifikohet në çast si i tillë. Dhe do të shihni që modestia nuk është karakteristikë e tij. Përkundrazi, në këtë rast, tregon haptas se për çfarë është prodhuar.

Zbuloni ambientin fisnik të sportit të garave.
Sportiv, legjendar dhe i përkushtuar ndaj traditës: Pjesa e brendshme e Golf GTI "Performance" impresionon nga kabina e shoferit e sediljet sportive me katrorë deri tek kllapat e pedaleve prej inoksi me karakteristika të një cilësie të lartë dhe të mrekullueshme tipike për GTI.
Kjo do t’ju duket e logjikshme që në shikim të parë.
Dizajni i ndriçimit tek Golf GTI "Performance" është mbresëlënës. Fenerët LED me dekor të kuq përgjatë linjës së mrekullueshme të dritave të ditës dhe dritat e pasme LED me drita dinamike pulsuese kontribuojnë për shikueshmëri të mirë dhe një pamje sportive.
Ju garantojnë shikime xhelozie.
Asgjë nuk e karakterizon dizajnin anësor të një automjeti sportiv më shumë se rrotat. Disqet dinamikë prej aliazhi, që vijnë si pajisje standarde dhe opsionale, theksojnë në mënyrë mbresëlënëse natyrën sportive të Golf GTI "Performance" dhe ofrojnë një pamje të qartë tek kllapat e kuqe të frenave.
Variante pajisjesh



Teknologjia.
Me fuqinë dhe sportivitetin e tij, Golf GTI "Performance" simbolizon kënaqësinë e pastër të ngarjes. Amortizimi sportiv i fortë siguron më shumë komfort, tërheqje optimale dhe kontroll më të mirë drejtimi.
Përfitoni edhe më shumë performancë me kontroll të plotë.
Golf GTI "Performance" ju ofron fuqi dhe sportivitet shtesë me performancë marramendëse dhe më shumë kënaqësi ngarjeje.
Për t’i bërë kthesat edhe më zbavitëse.
Në GTI Performance, bllokimi standard elektronik i diferencialit dhe sistemi standard i drejtimit progresiv sigurojnë kënaqësi të shtuar ngarjeje në rrugët me kthesa. Për një ngarje më dinamike, tërheqje më të mirë, kontroll më direkt të drejtimit.
Për të përjetuar një kënaqësi të pastër drejtimi, karroceria e Golf GTI "Performance" u ul me 15 milimetra dhe u instaluar një suspension sportiv me akordim të fortë të sustave, amortizatorëve dhe stabilizatorëve.
Komforti.
Gjeni rehatin tuaj në Golf GTI "Performance". Pajisjet bazë të zgjeruara, funksionimi i thjeshtë dhe pajisjet ekstra të rehatshme kontribuojnë që ta shijoni çdo ditë me relaks të plotë.
Golf GTI "Performancë" ka sedilje sportive me faktor kult të integruar.
Nëse u kushtoni rëndësi detajeve të veçanta, do të keni një përvojë "Aha" sapo të hipni në Golf GTI "Performance". Sepse kur mendon për Golf GTI, menjëherë të vjen në mendje pëlhura legjendare me katrorë. Edhe gjenerata aktuale e GTI e vazhdon këtë traditë.
Në këtë mënyrë, jo vetëm ju, por edhe toni i zërit është si duhet.
DYNAUDIO Excite
Muzikë në automjet që tingëllon më mirë se në sistemin Hi-Fi? Sistemi opsional i tingulli DYNAUDIO Excite është akorduar për akustikën e ambientit të automjetit dhe lëshon një tingull që nuk do ta prisnit - edhe nëse jeni mësuar me tinguj të nivelit të lartë.
Pajisjet prej lëkure"Vjena"
Ktheni hapësirën e brendshme në Lounge.
Krijoni zonën tuaj të komfortit: Cilësi e lartë dhe e butë, tapiceria opsionale prej lëkure "Vienna" ofron sedilje të rehatshme për shoferin dhe pasagjerin para duke siguruar një ambient të klasit të lartë.
Shikoni pikërisht informacionin që dëshironi.
Active Info Display
Takometri i përket të djeshmes. Nëse dëshironi, ndërroni kroskotin klasik me tuba me një ekran me rezolucion të lartë. Instrumenti inovativ Active Info Display mund t'ju japë informacione që shkojnë përtej shpejtësisë dhe treguesit të karburantit.