Fuqi shumëzim distancë baras kënaqësi ngarjeje. Golf GTD.
I fuqishëm dhe eficent, pa e treguar në mënyrë tepër të dukshme: Golf GTD dallohet për sportivitetin, sovranitetin evident dhe një dizajn të qartë që nuk ka pse të imponohet për të tërhequr vëmendjen.
Pajisjet & Dizajni *
Çdo Volkswagen karakterizohet nga një pajisje e cilësisë së lartë dhe një gjuhë dizajni e qartë. Opsione të shumta konfigurimi ju ofrojnë mundësi shtesë për ta bërë personal Golf GTI "Performance". Do të mahniteni me zgjedhjet e shumta që keni.
Nënvlerësimi sportiv.
I fuqishëm dhe eficent, pa e treguar në mënyrë tepër të dukshme: Golf GTD dallohet për sportivitetin, sovranitetin evident dhe një dizajn të qartë që nuk ka pse të imponohet për të tërhequr vëmendjen.
Zbuloni ambientin e rafinuar të garave.
Sportiv: Pjesa e brendshme e Golf GTD impresionon nga kabina deri tek sediljet sportive me katrorë deri tek kllapat e pedaleve prej inoksi me karakteristika të një cilësie të lartë dhe të mrekullueshme, tipike për GTD.
Kjo do t’ju duket e logjikshme që në shikim të parë.
Dizajni i ndriçimit tek Golf GTD është mbresëlënës. Fenerët LED me linjën e mrekullueshme të dritave të ditës dhe dritat e pasme LED me dritat dinamike pulsuese kontribuojnë për shikueshmëri të mirë dhe një pamje sportive.
Duket bukur për ju: Gama e rrotave të Golf GTD.
Varet nga mendimi juaj se me cilin kombinim gomash duket më mirë Golf GTD-ja tuaj. Në secilin rast, disqet e aliazhit theksojnë natyrën sportive të Golf GTD.

Teknologjia.
Teknologjia moderne e motorit të Golf GTD karakterizohet nga ekonomia, fuqia dhe performanca e tij. I duhuri nëse ju pëlqen të udhëtoni shumë dhe dëshironi të ruani konsumin brenda kufijve.
Ju mban frymëmarrjen dhe ju dhuron buzëqeshje.
Mezi po e prisni: Superioriteti i vërtetë i Golf GTD fshihet nën kofanon e tij. Motori TDI 2.0 l 135 kW (184 kf) është me një fuqi befasuese, sjell shumë kënaqësi ngarjeje dhe zhurmë të pagabueshme.
Për t’i bërë kthesat edhe më zbavitëse.
Në GTD, bllokimi standard elektronik i diferencialit dhe sistemi standard i drejtimit progresiv sigurojnë kënaqësi të shtuar ngarjeje në rrugët me kthesa. Për një ngarje më dinamike, tërheqje më të mirë, kontroll më direkt të drejtimit.
Zgjidhni lidhjen më sportive mes automjetit dhe rrugës.
Amortizimi sportiv i Golf GTD që vjen si pajisje standarde, ju ofron edhe më shumë kënaqësi ngarjeje me kontroll të shkëlqyer. Kjo e bën stilin sportiv të ngasjes tejet të rehatshëm.
Komforti.
Gjeni rehatin tuaj në Golf GTD. Pajisjet bazë të zgjeruara, funksionimi i thjeshtë dhe pajisjet ekstra të rehatshme kontribuojnë që ta shijoni çdo ditë me relaks të plotë.
Uluni mbrapa.
Me dizajnin e sofistikuar, sediljet e Golf GTD janë të këndshme për syrin dhe ofrojnë nivel të lartë komforti për shpinën tuaj. Sidomos në udhëtimet e gjata kur një nivel i lartë dhe i qëndrueshëm komforti është i mirëpritur.
Në këtë mënyrë, jo vetëm ju, por edhe toni i zërit është si duhet.
DYNAUDIO Excite
Muzikë në automjet që tingëllon më mirë se në sistemin Hi-Fi? Sistemi opsional i tingulli DYNAUDIO Excite është akorduar për akustikën e ambientit të automjetit dhe lëshon një tingull që nuk do ta prisnit - edhe nëse jeni mësuar me tinguj të nivelit të lartë.
Tapiceri lëkure "Vienna"
Ktheni hapësirën e brendshme në Lounge.
Krijoni zonën tuaj të komfortit: Cilësi e lartë dhe e butë, tapiceria opsionale prej lëkure "Vienna" ofron sedilje të rehatshme për shoferin dhe pasagjerin para duke siguruar një ambient të klasit të lartë.
Shikoni pikërisht informacionin që dëshironi.
Active Info Display
Takometri i përket të djeshmes. Nëse dëshironi, ndërroni kroskotin klasik me tuba me një ekran me rezolucion të lartë. Instrumenti inovativ Active Info Display mund t'ju japë informacione që shkojnë përtej shpejtësisë dhe treguesit të karburantit.