We Upgrade

"We Upgrade". Tek Golfi i ri mund të aktivizohen në një datë të mëvonshme një mori funksionesh dhe sistemesh.

We Upgrade

E personalizueshme në një datë të mëvonshme: Si risi, për herë të parë, funksionet e Golfit jo vetëm që mund të përditësohen, por në shumë raste - ashtu si funksionet e We Upgrade - mund të aktivizohen në mënyrë retrospektive. Për shembull, kontrolli automatik i distancës ACC, njohja e tabelave rrugore, kontrolli dinamik i dritave të gjata "Light Assist", ndriçimi i ambientit, navigatori, App-Connect (aplikacione smartfoni të integruar), Wireless App-Connect (aplikacione iPhone të integruara pa tel), një WLAN-Hotspot dhe komandimi zanor online mund të aktivizohen në një datë të mëvonshme.

Shihet një grua që ecën drejt një VW Golf të ri me një buqetë lulesh në duar.

Shënim ligjor nga Volkswagen

Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie.