We Connect
Golfi i ri është porta juaj për tek shërbimet dhe serviset dixhitale të Volkswagen: I lidhur plotësisht me internetin qysh prej fillimit, sipas dëshirës suaj, një mori shërbimesh We Connect vijnë në dispozicionin tuaj. Pas aktivizimit dhe logimit me ID-në tuaj Volkswagen, përdorimi i shërbimeve inovative online është i thjeshtë dhe falas. We Connect1 e bën përditshmërinë tuaj jo vetëm më të këndshme, por edhe më komode. Ju jep qasje tek të gjitha informacionet e rëndësishme për automjetin dhe ofron komfortin e nevojshëm për telefonata defektesh, sistem alarmi anti-vjedhje online apo planifikim servisi. Për më tepër, mund të përdorni smartfonin tuaj si çelës celular, që ju lejon të hapni dhe të ndizni Golfin tuaj pa ju dashur të kërkoni çelësin.2
Shënim ligjor nga Volkswagen
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie.