Shikoni pikërisht informacionin që dëshironi.

Me Active Info Display, mund të shijoni avantazhet e një grupi instrumentesh me ekranin TFT, 31 cm (12,3 inç), me ngjyra, me rezolucion të lartë.

Me anë të profileve të ndryshme të informimit, mund të caktoni prioritete specifike për të dhënat që do të shfaqen në grupin e instrumenteve, përveç përmbajtjeve tradicionale si: matësi i xhirove, matësi i shpejtësisë apo kilometrazhi.

Këtë profil informacioni mund ta zgjidhni shpejt dhe lehtë përmes timonit multifunksional. Për shembull, mund të merrni të dhëna të hollësishme për udhëtimin, ose sipas dëshirës, të shfaqni në mënyrë vizuale sistemet ndihmëse të drejtuesit. Zona e afishimit mund të përdoret më mirë duke shfaqur të dhëna shtesë brenda tubave.

Nëse dëshironi, mund të vendosni të shihni hartën e navigimit në Active Info Display ose pamjen klasike në ekranin e pajisjes. Me "Discover Pro" të dy opsionet e afishimit janë të disponueshme në të njëjtën kohë.

**Prej datës 1 shtator 2017, disa automjete të reja miratohen sipas WLTP (World Harmonised Light Vehicle Test Procedure), procedurë testimi e harmonizuar në nivel botëror për automjetet e pasagjerëve dhe automjetet e lehta tregtare, një procedurë testimi më realiste për matjen e konsumit të karburantit dhe emetimet CO₂. Që prej datës 1 shtator 2018 WLTP ka zëvendësuar "Ciklin e ri Evropian të Drejtimit" (NEFZ). Për shkak të kushteve më reale të testimit, vlerat e konsumit të karburantit dhe të emetimeve CO₂ të matura sipas procedurës WLTP janë në shumë raste më të larta se ato të matura nga NEDC. Gjatë fazës së tranzicionit për tek WLTP, ligji e kërkon raportimin e vlerave të llogaritura sipas NEDC. Për sa u përket makinave të reja të cilat janë miratuar si modele sipas WLTP, vlerat NEDC llogariten nga vlerat WLTP. Taksat (p.sh. NoVA) dhe tarifat e tjera që lidhen me automjetin (sidomos kompensimet jomonetare), të cilat (gjithashtu) bazohen në vlerën e CO₂, llogariten në bazë të vlerës të CO₂ të rillogaritur sipas NEDC. Më shumë informacion mund ta gjeni në faqen www.volkswagen.at/wltp ose të kontaktoni një pikë shitje të autorizuar. Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin.

Mbyllur
Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Menü schließen

e-Golf

 

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team