Menü schließen

e-Golf

 

e-Volucioni i automjetit vazhdon. e-Golf.

Sidomos në distancat e shkurtra, si në qytete, ecja plotësisht elektrike është zgjidhja optimale e mobilitetit. Me e-Golf-in tuaj, mund të dilni edhe nga qyteti. Sepse autonomia e tij e kombinuar (WLTP)* ju transporton  deri në  231 km.

Teknologjia

e-Golf-i juaj (konsumi i energjisë, kWh/100 km: i kombinuar 13,2 (16 inç) deri 14,1 (17 inç); emetimet CO₂ në g/km: i kombinuar 0)* plotëson pritshmëritë e kohës dhe kërkesat moderne: Motori elektrik i fuqishëm, pothuajse i heshtur, ofron një përshpejtim mbresëlënës dhe njëkohësisht mundëson një stil drejtimi eficent ndaj energjisë. Dhe menaxhimi inteligjent i karikimit thjeshton karikimin e e-Golf-it tuaj.

 

e-Motori
Autonomia
Mundësitë e karikimit
Qëndrueshmëria

Dinamika e sotme: motori i e-Golf.

Ecja me motor elektrik është më argëtuese nga sa mund ta mendoni. Sepse ofron momente force maksimale që prej rrotullimit të parë dhe përshpejton pa ndërprerje falë kutisë së shpejtësisë me 1 marsh.

Mendoni për mjedisin dhe do t’ia dilni.

Falë autonomisë të kombinuar të tij (WLTP)*, e-Golf ju transporton në një distancë maksimale prej 231 km. Për një stil ecjeje eficente ndaj energjisë, konfigurimi
i profilit të ecjes mund t’ju mbështesë, ose të optimozojë konfigurimet e automjetit sa i përket sportivitetit dhe komfortit.

Kaq lehtë e karikoni e-Golf-in tuaj.

Me opsionet e ndryshme karikimi, e vendosni ju se ku dhe si ta furnizoni me energji e-Golf-in.

Kufizoni emetimet e CO₂ dhe më pak lëvizshmërinë tuaj.

Me e-Golf, drejtoni një automjet që plotëson kërkesat e epokës sonë dhe kërkesat moderne. Karikojeni me energji të gjelbër dhe ecni në rrugë me zero emetime.

Eksterieri
Interieri
Dritat
Disqe aliazhi

Me e-Golf do të shfaqeni të lumtur.

Është e dukshme që po drejtoni një Golf të veçantë. E-Design me nënshkrimin e veçantë të dritave me teknologji LED, elementë blu të dizajnit dhe optimizimet aerodinamike i japin automjetit elektrik një pamje unike.

Përjetoni dizajnin modern me përdorim intuitiv.

Në e-Golf-in tuaj, nuk është vetëm motori largpamës. Në pjesën e brendshme do të mirëpriteni nga elementë dizajni elegant dhe një prezantim i qartë i informacioneve e-specifike.

Ndriçoni rrugën me teknologji efikase.

Kursimi i energjisë është pjesë e konceptit të e-Golf. Prandaj, të gjitha dritat shkëlqejnë me teknologji e avancuar LED, me efikasitet të lartë ndriçimi dhe konsum të ulët energjie.

Këto rrota do t’ju ndihmojnë të kurseni energji.

Disqet standarde të aliazhit 16 inç ”Astana” me aerodinamikë të optimizuar dhe rezistencë të optimizuar rrotullimi theksojnë ndërgjegjen për mjedis të pastër dhe pa emetime të e-Golf.

Navigimi
Car-Net
Telefonia

Qëndroni në rrugën e duhur me një gjest të thjeshtë.

Një sistem info-argëtimi vështirë se mund të ofrojë më shumë sesa sistemi opsional i navigimit Discover Pro: nga kontrolli inovativ i gjesteve deri tek funksionet e shkëlqyera të argëtimit e opsionet e gjithanshme të lidhjeve deri tek shfaqja e klasit të parë të hartës.

Përdorni internetin në e-Golf-in tuaj. Dhe smartfonin si telekomandë.

Interneti në makinën tuaj Volkswagen quhet Car-Net. Pas saj qëndrojnë shërbime praktike dhe aplikacione të dobishme. Kështu, smartfoni juaj mund të përdoret edhe si telekomandë për e-Golf.

Ju lehtëson komunikimin.

Bisedoni lirshëm, por ju lutemi, mbajini duart në timon. Për këtë qëllim, e-Golf-i i ri ju ofron dy ndërfaqe telefonike bindëse, pas kërkesës suaj.

Sistemet e asistencës

Sistemet inteligjente të asistencës së drejtuesit tek e-Golf-i juaj kontribuojnë për drejtim më të rehatshëm të automjetit dhe mund t'ju ndihmojnë të mirë menaxhoni situatat kritike apo t'i shmangni ato plotësisht. Madje, ndonëse do ta vini re rrallë këtë teknikë, është ndjesi e mirë ta dini se ekziston.

"Front Assist" dhe ACC
Asistenti në trafik dhe Emergency Assist
Sensori Blind Spot

Qëndroni të sigurt kur rrugët janë të mbushura.

Me rregullatorin opsional automatik të distancës ACC do të jeni më të qetë në rrugë. Sistemi standard i monitorimit të ambientit "Front Assist" vjen në kombinim me frenimin emergjent City dhe pikasjen e këmbësorëve.

Merr kontrollin e mjetit, kur është më e mira.

Interneti në makinën tuaj Volkswagen quhet Car-Net. Pas saj qëndrojnë shërbime praktike dhe aplikacione të dobishme. Kështu, smartfoni juaj mund të përdoret edhe si telekomandë për e-Golf.

Kështu e-Golf-i ju ndihmon gjatë ndryshimit të korsisë dhe daljes nga parkimi.

Sensori opsional "Blint Spot" me asistentin e parkimit ju paralajmëron gjatë udhëtimit, brenda kufijve të sistemit, përpara se automjeti të jetë në këndin e verbër. Gjatë daljes mbrapsht nga parkimi, sensori monitoron zonat anash dhe prapa makinës tuaj.


Komforti

Gjeni rehatin tuaj në e-Golf. Pajisjet bazë të zgjeruara, funksionimi i thjeshtë dhe pajisjet ekstra të rehatshme kontribuojnë që ta shijoni çdo ditë me relaks të plotë.

Komforti i sediljeve
Komfort në ngarje
Tapiceri lëkure "Vienna"
Active Info Display

Uluni mbrapa.

Me dizajnin e sofistikuar, sediljet e e-Golf janë të këndshme për syrin dhe ofrojnë nivel të lartë komforti për shpinën tuaj. Sidomos në udhëtimet e gjata kur një nivel i lartë dhe i qëndrueshëm komforti është i mirëpritur.

Hyni, relaksohuni.

Sistemi standard i kondicionimit të ajrit Air Care Climatronic dhe Info Active Display e kthejnë çdo udhëtim me e-Golf-in tuaj në një përvojë të veçantë.

Ktheni hapësirën e brendshme në Lounge.

Krijoni zonën tuaj të komfortit: Cilësi e lartë dhe e butë, tapiceria opsionale prej lëkure "Vienna" ofron sedilje të rehatshme për shoferin dhe pasagjerin para duke siguruar një ambient të klasit të lartë.

Shikoni pikërisht informacionin që dëshironi.

Takometri i përket të djeshmes. Zëvendësoni paraqitjen klasike tub me një ekran me rezolucion të lartë.Instrumenti inovativ Active Info Display mund t’ju japë informacione që shkojnë përtej shpejtësisë dhe treguesit të karburantit.

Mobiliteti plotësues për automjetet elektrike të Volkswagen

Tani e jepni me qira automjetin elektrik Volkswagen nëpërmjet Porsche Bank dhe e ndërroni për 30 ditë pa pagesë me një automjet qiraje VW të Europcar Austri.*

Falë shërbimit të mobilitetit plotësues të Europcar, keni mundësinë të rezervoni falas një automjet zëvendësues me një motor konvencional për raste të veçanta. Në këtë mënyrë, mbeteni fleksibël edhe në udhëtime që tejkalojnë autonominë maksimale të automjetit tuaj elektrik VW.*

 

Avantazhet:

• Deri në 30 ditë mobilitet shtesë nga Europcar Austri.
• Kilometra të pakufizuar falas për qiratë ditore dhe javore, si dhe 4.000 kilometra falas për qira mujore.

 

Opsional:

• Paketa e mbrojtjes për reduktim zbritjeje në rast pretendimi.
• Aksesoret shtesë të tilla si sediljet e fëmijëve apo pajisjet e navigimit vijnë me kosto shtesë, pas kërkesës suaj.

 Shkarkoni/porosisni tani

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team