Arteon-i ri

Arteon-i ri. Dinamika dhe dizajni në formën më të mirë.

Të lë pa frymë!

Të mahnit jo vetëm me shikim të parë: Silueta aerodinamike e Arteon. Përsosmërisht të mahnit kofanoja e personalizuar dhe dritaret anësore pa kornizë, të cilat përshtaten me pamjen e përgjithshme. Dizajni ekspresiv i pasmë mundëson një fund të përsosur. Në pajisjet Highline do të keni në dispozicion karakteristika të mëtejshme që nxjerrin në pah dinamizmin e saj. Logo karakteristike R-Line në grilën e radiatorit, nënshkrimi "C" në parakolp dhe gomat opsionale 20-inçe prej aliazhi "Rosario" në grafit mat të errët kujdesen që sytë e të gjithëve të mos shqiten prej tij.

Galeria

Përjetoni karakteristikat kryesore të Arteon-it në perspektiva të ndryshme.

Përjetoni karakteristikat kryesore të Arteon-it në perspektiva të ndryshme.

Dizajni

Pjesa e jashtme

Gjuhë formale që të bën të pafuqishëm.

Dëshironi pamjen sportive Premium të një Coupe, por nuk doni të bëni kompromis për rehatinë dhe ndjenjën e hapësirës së gjerë? Ju prezantojmë me Arteon-in e ri: nga çdo këndvështrim një makinë dinamike dhe estetike.

Ndriçimi i ambientit

Gjithmonë atmosfera e duhur e ndriçimit në pjesën e brendshme.

Atmosferë individuale thjesht me një buton: Rregulloni nëpërmjet funksionit opsional ndriçimin dhe atmosferën e automjetit sipas dëshirës tuaj apo kushteve të jashtme të ndriçimit.

Dizajni i dritës

Dizajn madhështor për një shikim optimal.

Koncepti inovativ i ndriçimit LED të Arteon pasqyron në mënyrë të përkryer pretendimin e vet: dizajn largpamës dhe emocionues me funksionalitet praktik dhe të përditshëm.

Pjesa e brendshme

Mirë se vini në një nivel të lartë.

Pretendimin pa kompromis të Arteon-it të ri do ta kuptoni sa të hipni. Do të shijoni pajisje standarde të nivelit të lartë, të tilla si ndenjëset e rehatshme Top, materiale elegante dhe rehati të bollshme te këmbët dhe tek koka.

Komoditeti

Sediljet

Vendi juaj në sedilje si në zonën Wellness.

Në sediljen me cilësi të lartë e të rehatshme të Arteon-it të ri, çdo udhëtim kthehet në një kënaqësi sportive dhe relaksuese.

Displays

Për të ruajtur pamjen e duhur.

Qëndroni në rrugën e duhur me instrumentet e reja Active Info Display dhe Head-up-Display.

Sistemi i ajrit të kondicionuar

Shijoni në rrugë klimën tuaj individuale.

"Air Care Climatronic" me kontroll temperature për 3 zona, lejon në mënyrë të pavarur rregullimin e temperaturës.

Rehati akustike

Forca qëndron tek qetësia.

Një kënaqësi e veçantë tek Arteon-i i ri është atmosfera jashtëzakonisht e qetë. Dritaret e mbyllura hermetikisht izolojnë zhurmën e erës gjatë udhëtimit pothuajse fare.

Infotainment

Navigimi

Navigimi mund të jetë shumë i rehatshëm.

Sistemi opsional navigacional "Discover Media" ju ndihmon në Arteon-in e ri për të gjetur rrugën më të mirë drejt destinacionit tuaj.

Car-Net "Security & Service"

Mbështetje në rast emergjence.

Gjendja e karburantit, kilometrazhi apo udhëzimet për kontrollin e ardhshëm: Me shërbimin opsional Car-Net "Security & Service" ju mund të mbani shumë të dhëna të automjetit tuaj, lehtësisht nëpërmjet portalit web. Edhe kur jeni në timon, shërbimet mund të jenë të dobishme.

Telefonia

Me të dyja duart në timon, mund të telefononi i sigurt.

Kurrë mos humbisni asnjë bisedë dhe qëndroni të përqendruar në trafik. Për telefonata të rehatshme gjatë udhëtimit. 

Online

I lidhur mirë në rrjet.

Interneti në makinën tuaj Volkswagen quhet Car-Net. Pas saj qëndrojnë shërbime praktike dhe aplikacione të dobishme. 

Sound

Udhëtoni nën tingujt e veprave muzikore.

Tinguj magjepsës: Arteon i ri është i pajisur me radio "Composition Media", e cila është e lehtë për përdorim falë sensorëve standardë.

Efikasiteti

Motorët

Gentleman me vrull.

Nën kofanon e Arteon-it të ri ofrohen një sërë variantesh efikase të motorit dhe transmetimit që sigurojnë dinamikë maksimale.

XDS

Më shumë kënaqësi në udhëtim. Më pak rrezik.

Me bllokuesin diferencial elektronik XDS, ju do të shijoni më shumë argëtim në rrugët me kthesa. Ai nuk mund të rrotullohet  duke bërë të mundur një presion tek frenat në gomat e para në kthesës.

Përzgjedhja e profilit të ecjes

Përshtatet me stilin tuaj.

Në Arteon-in e ri ju jeni njëkohësisht dinamikë dhe ekonomikë në rrugë.

Sistem drejtimi progresiv

Më pak përpjekje në drejtim, më shumë dinamikë.

Provoni progresin me duart tuaja. Sistemi i drejtimit progresiv opsional, falë sistemit progresiv të drejtimit, është shumë i dobishëm në jetën e përditshme.

Sistemet e Ndihmës

Parkimi

Zgjeroni mundësitë tuaja.

Arteon i ri e bën më të lehtë, si përvojë standarde, manovrën e parkimit me anë të ndihmës së konsiderueshme në parkim. Përveç kësaj, ju mund të zgjidhni "Park Assist" si sistem ndihmës për parkim. Ai llogarit, brenda kufijve të sistemit, nëse Arteon-i juaj përshtatet në një hapësirë të caktuar parkimi.

 

Ecja me makinë

Parashikimi i situatës në rrugë

Në trafik konfuz në qytetit ose ec-e-ndalo, Arteon-i ju mbështet me sistemet inovative të ndihmës. Është një ndjenjë shumë e mirë që të jeni një hap para në situatat e trafikut.

 

 

 

Drita

Kryefjala: ndriçim.

Fuqia inovative e Arteon-it të ri tregohet tek mundësitë e gjithanshme të pajisjeve të ndriçimit. Tashmë tek pajisjet standarde përfshihen fenerët plotësisht LED me dritat ditës mbresëlënëse Chrome-Wing.

 

Emergjencë

Ndihmësi juaj në raste emergjence.

Funksioni opsional "Emergency Assist" merr përsipër drejtimin e mjetit në emergjenca mjekësore. Ai bëhet aktiv kur sistemi nuk regjistron asnjë aktivitet të shoferit.  

 

Trafik

Kështu do të ecni rehat në trafikun ec-e-ndalo.

Sistemi ndihmës opsional i bllokimit në trafik përdor karakteristika të provuara si kontrolli adaptiv i distancës ACC dhe sistemi ndihmës i paralajmërimit të daljes nga korsia "Lane Assist", për të lejuar një rezultat të rehatshëm në një bllokim trafiku.